Home Shëndetësi Me ushqim kundër ekzemave te fëmijët. Artikuj të caktuar përkeqësojnë ekzemën te fëmijët

Me ushqim kundër ekzemave te fëmijët. Artikuj të caktuar përkeqësojnë ekzemën te fëmijët

0
Me ushqim kundër ekzemave te fëmijët. Artikuj të caktuar përkeqësojnë ekzemën te fëmijët

Nutricionistët këshillojnë se si do të duhej të dukej ushqimi i fëmijës i cili vuan nga ekzema

Ekzemat dhe problemet në përgjithësi me lëkurën te bebet dhe fëmijët e vegjël shfaqen goxha shpesh. Aq shpesh sa që me siguri madje edhe e njihni dikë, fëmija i të cilët vuan nga ekzema, transmeton Telegrafi.

Nëse është kështu, mbase edhe keni vërejtur që ushqime të caktuara përkeqësojnë simptomat, duke çuar deri te shfaqja e njollave të kuqe, inflamacioni në lëkurë, të cilat shkaktojnë të kruara të pakëndshme…

Nutricionistja Karen Fischer, e cila edhe vetë ka vajzën e cila vuan nga ekzemat, ka vendosur që të mos mbështetet vetëm në kremrat kortizone, të cilat më së shpeshti vetëm zbusin dhe maskojnë simptomat, por të provojë që problemin e vajzës së vet të vogël ta zgjidhë me ushqim.

Pasi që ndryshimi në mënyrën e ushqimit i ka ndihmuar vajzës së saj, Fisher ka vendosur që ta ndajë me prindërit e tjerë, duke prezantuar “dietën kundër ekzemave”.

Fëmijët të cilët vuajnë nga ekzemat nuk do të duhej të hanin rrush, portokall, kivi, domate, avokado, kajsi, kumbulla dhe hurma.

Veç kësaj, do të duhej të reduktoheshin produktet e prodhimeve të qumështit dhe prodhimet nga mielli i grurit në minimum, si edhe vezët, frutat arrore, frutat e detit dhe ushqimi i përpunuar i cili përmban aditivë dhe ngjyra artificiale.

Kur është fjala për perimet, personat që janë të prirë t’u shfaqen ekzemat do të duhej që shmangnin brokolin.

Natyrisht, këto janë orientime të përgjithshme, mirëpo ekspertët pajtohen që mënyra më efikase për ta kuptuar se çfarë i shkakton fëmijës tuaj probleme është që të mbani ditarin preciz të ushqimit.

Kështu vetë do të mundë t’ia përshtatni rekomandimet e mjekëve nevojave të fëmijës suaj. /Telegrafi/

Loading...