Mediat e zbulojnë? As Ledioni, as Arbana as Luana – ja kush do ta prezantojë vërtet Big Brother VIP

1163

Prej kohësh është përfolur në mediat shqiptare se kush do ta prezantojë “Big Brother VIP”, një spektakël që pritet të nis së shpejti në Top Channel.

Janë thënë shumë emra, Ledioni, Luana, Arbana dhe së fundmi Dojna Mema. Mirëpo cili do e prezantojë vërtetë?

Zërat e fundit flasin për një emër surprizë dhe bëhet fjalë për Ori Nebiajn të cilën e shohim aktualisht si prezantuese të emisioni “Wake up”.

“Panorama plus” ka mësuar se Orit i është besuar drejtimi i “Big Brother VIP” që do të nisë në fillim të vitit që vjen. Top channel e ka publikuar spotin e këtij formati që në janar duke zbuluar se këtë herë do të shohim si banorë personazhet e famshëm, emrat e të cilëve mbeten për t’u zbuluar me kalimin e kohës.