Mediat serbe: Madagaskari tërheq njohjen e Kosovës

88

Republika e Madagaskarit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë se ka tërhequr vendimin e saj për njohjen e Kosovës.

Kështu raportojnë mediat serbe sipas të cilave, ky është vendi i 12-të që ka marrë një vendim të tillë.

“Ne morëm një shënim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Madagaskarit, sipas të cilit më 5 dhjetor Republika e Madagaskarit vendosi të tërheqë njohjen e Kosovës”, tha ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq për Tanjug, transmeton Klan Kosova

Ai theksoi se Madagaskari është vendi i dymbëdhjetë që ka çnjohur Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Vendi afrikan e kishte njohur Kosovën në nëntor të vitit 2017, transmeton Klan Kosova.