Menduh Thaçi: Letra e Donald Trump për Hashim Thaçin, shans që duhet shfrytëzuar

170

Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi ka thënë se meritorë në marrëveshjen e arritur me Greqinë, ishin bashkësia ndërkombëtare.

Thaçi në Klan Kosova theksoi se kjo marrëveshje pati vendimmarrje amerikane, duke apeluar edhe tek lidershipi kosovar që të kenë vëmendje për të pranuar rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Ne të gjithë liderët që kemi marr pjesë në bisedime e dijmë se kush ka qenë negociatori kryesor ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimmarrja ka qenë amerikane”.

”Në fillim e refuzova, por pas 10 minutave unë nënshkrova. Fundi i këtij procesi, të gjithë ishim gati të shkonim në zgjedhje por vlerësimi i SHBA-ve na tha që s’ishin kushtet e pjekura për to dhe ne shkuam 10 muaj më pas”.

”Iu tregova që s’kemi rrugëdalje tjetër veçse në këtë rrugëtim perëndimor”.

”Presidenti i Serbisë Daçiqi që po luante rolin e artistit si më i miri nuk bëri asgjë për 8 vjet shkeli premtimet. Në pushtet premtimet që u dhanë për kompromisin me Maqedoninë nuk u realizuan”.

”Kjo nuk është më e keqja. Më e keqja është që do të kenë qytetarët e atij vendi. Ishte tërësisht e kot, gjithçka u shemb brenda natës. Aspekti financiar u shemb brenda natës”.

”Amerika në rend të parë mendon që të respektohen në çdo shtete të drejtat e njeriut dhe të funksionojë shteti. Nuk kam dëshirë që të keqkuptohem nga askush”.

”Kur kemi mundësi të japim një kontribut pozitiv nuk duhet ta heshtim atë. Ky rrumbullaksim i çështjes së Kosovës nënkupton interesin gjeostrategjik shqiptar”. Kosova është fundi i interesit gjeostrategjik shqiptar”.

”Kur dua t’i spjegoj këto çështje nuk më bjen ndërmend asnjë emër e në mendjen time vjen problemi se ku mund të gabohet”.

”Letra e Presidentit Amerikan për Presidentin e Kosovës mua më ngjan në përsëritje të historisë në 1919, dhe ky shans duhet të shfrytëzohet”.

”Fati i madh i lidershipit të Kosovës është ky, që na toleruan ne shqiptarëve SHBA-të që ne të heqim dorë nga një marrëveshje e nënshkruar sic ishte ”zajednica”.

Raportet e negociatave në nivele të larta funksiojnë me fjalë. Nënshkrimi është i parëndësishëm. Ndiqeni Maqedoninë!”, është shprehur Menduh Thaçi.