Mentor Haziri i bën replikë Fifit – e quan ‘amatere’

91

 

Kënga
Magjike edhe pse ka muaj që ka përfunduar, po vazhdon të nxjerrë konflikte në
mes artistëve pjesëmarrës.

Ishte Haziri ai që e kritikoi performancën e Fifit në festival përmes një interviste në emisionin “Mirage”, duke thënë se kënga “Psikopatja Jote” e sjellë nga Fifi e Kresha ishte e mirë, por jo edhe performanca e dhënë në finale.

  

 

Një konflikt i ri virtual: Fifi “kapet” me bashkëvendësin Mentor Haziri


 

Fifi,
reagoi përmes profilit të saj në Instagram, duke e justifikuar veten dhe duke e
pranuar se atë mbrëmje, ajo ka stonuar, megjithatë kjo s’i ul vlerat e saj
artistike e po ashtu, vlerën e këngës të cilën e këndonte i gjithë publiku.

Ndërsa
Haziri e ka quajtur ‘amatere’ këngëtaren.

“Një amatere është duke u marrë me mua. O zoti im! Ndihmë, ndihmë, ndihmë”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Instagram. /Prive.al