Home Lifestyle Mënyra se si ushqeheni dhe sa hani kur jeni fëmijë përcakton se si do plakeni

Mënyra se si ushqeheni dhe sa hani kur jeni fëmijë përcakton se si do plakeni

0
Mënyra se si ushqeheni dhe sa hani kur jeni fëmijë përcakton se si do plakeni

Një studim i ri tregon se sa hani në fëmijëri mund të përcaktoj plakjen tuaj.

 

Hulumtuesit e kolegjit të mjekësisë ‘Baylor’  gjatë një eksperimenti me minj kanë gjetur se ata të cilët janë mbi ushqyer si fëmijë kanë treguar ndryshime gjenetike që janë tu lidhura me plakjen e parakohshme, në krahasim me ata të cilët janë ushqyer me masë të duhur.

Ndryshime të ngjashme ndodhin edhe të njerëzit të cilët kanë zhvilluar tipin e dyte të diabetit dhe disa studime sugjerojnë se mund të parashikojnë fillimin e sëmundjeve, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Me rritjen e obesitetit, autorët e studimit besojnë se puna e tyre demonstron se si mbi ushqyerja , madje edhe në ditët e para të jetës, mund të qoj deri te fitimi i peshës, dhe nga ana tjetër një rënie e shëndetit më herët në jetë.

Të sigurohemi se një i porsalindur është i ushqyer mirë, mbetet prioritet tek të gjithë fëmijët,

Është shumë e rrallë që një fëmijë të tej ushqehet, por është e mundur dhe ky studim i ri sugjerojnë se ka një ndikim.

Studimet e njerëzve me tip të dytë të diabetit, për të cilët obesiteti është një faktori i madh rreziku, kanë identifikuar ndryshime epigjenetike që nuk shihen tek njerëzit të cilët nuk e kanë këtë sëmundje. Qelizat të cilat quhen ‘islets’ në pankreas nuk funksionojnë në mënyrë të duhur tek njerëzit me diabet, pa marr parasysh a kanë tipin 2 apo 2.

Të dy tipat janë të rrezikshme, mirëpo tipi 1 i diabetit – ndryshe i quajtur ‘juvenile diabetes’ – zhvillohet veçanërisht tek fëmijët dhe adoleshentët të cilët tejet ushqehen, si dhe në plakjen e parakohshme, deklarojnë shkencëtarët. /Lajmi.net/

 

Loading...