Home Lajme Mesazhi i Salah merr kuptim edhe më shumë pas suksesit historik të Liverpoolit

Mesazhi i Salah merr kuptim edhe më shumë pas suksesit historik të Liverpoolit

0
Mesazhi i Salah merr kuptim edhe më shumë pas suksesit historik të Liverpoolit

Liverpool ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, pas një përmbysje të “çmendur” në ‘Anfield Road’, ku ka mposhtur 4:0 Barcelona.

Katalanët udhëtuan drejt Anfield me epërsi 3:0 nga ndeshja e parë, duke e ndjerë vetëm shumë të qetë se ju nevojitej shumë pak për të kaluar në finalen e madhe që këtë vit luhet në stadiumin e Atletico Madrid.

Liverpool në këtë ndeshje u paraqit pa dy sulmuesit, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Ky i fundit në ‘Anfield Road’ kishte ardhur me një bluzë, në të cilën jepej një mesazh i fortë për këtë ndeshje.

“Kurrë mos u dorëzoni”, shkruhej në bluzën e Salah, mesazh ky që merr edhe më shumë kuptim pas suksesit të Liverpool ndaj Barcelonës./Lajmi.net/