Home ShowBizzz Mihrija e Naimi a po e braktisin Kosovën?

Mihrija e Naimi a po e braktisin Kosovën?

0
Mihrija e Naimi a po e braktisin Kosovën?

A po e braktisin Kosovën Mihrija e Naimi?
Mihrije Braha dhe Naim Abazi, janë padyshim njëri ndër çiftet më të njohura të estradës shqiptare. Ata të dy kanë qenë të ftuar në emisionin Sonte në T7.    
Ata të dy kanë blerë një apartament në qytetin e bukur të Vlorës dhe tashmë janë qytetarë të atij qyteti
“Ne tashmë jemi qytetarë të Vlorës, e kemi një apartament atje” tha Mihrije Braha.  
E përveç kësaj, çifti i famshëm tashmë kanë nga një pasaportë me shqiponjë dykrenore.
“Jemi pajisur edhe me nënshtetësi shqiptare si banorë apo qytetarë të Vlorës” shtoi ajo.
E çifti gjithashtu e ka falënderuar edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Ndërsa sa i përket pyetjes se a do të zhvendosen ata në Vlorë, Mihrije Braha e mohoi këtë duke shtuar se ata kanë nga dy pasaporta, por të dyja janë shqiptare.



——————————————–
Ju pëlqeu “Mihrija e Naimi a po e braktisin Kosovën?”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.