Miliarda euro dëmshpërblim nga lufta, Greqia e ka “syrin” drejt Gjermanisë

104

Parlamenti grek do votojë lidhur me faktin nëse Athina duhet të vazhdojë të kërkojë miliarda euro dëmshpërblime që qeveritë e njëpasnjëshme kanë thënë se Gjermania duhet t’i paguajë për pushtimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ligjvënësit grek vlerësojnë se dëmi i shkaktuar nga pushtimi nazist arrin në rreth 304 miliard dollarë, ndërsa votimi në parlamentin me 300 vende do të shënojë aktin e parë zyrtar mbi këtë çështje, e cila u rishfaq pasi Greqia u zhyt në një krizë borxhi një dekadë më parë.

Kujtojmë se Gjermania në të kaluarën ka kërkuar falje për krimet e periudhës naziste, por nuk ka qenë e gatshme të diskutojë për dëmshpërblimet, pasi ka mohuar se i ka ndonjë borxh Greqisë.

Gjermania e arsyeton këtë me faktin se i ka paguar Athinës si dëmshpërblim shumën prej 115 milionë markash në vitin 1960 dhe e konsideron çështjen të mbyllur ligjërisht dhe politikisht./Opinion.al