Ministri spanjoll thotë se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë zgjidhje vetëm përmes dialogut

97

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një zgjidhje vetëm përmes dialogut.

Kreu i diplomacisë spanjolle, Josep Borrell, ka thënë se qëndrimi i Spanjës në lidhje me Kosovën është i qartë dhe nuk ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajnë mediet serbe, Borrell pas takimit me Ivica Daçiqin, ka thënë se vetëm përmes dialogut Kosova dhe Serbia mund të arrjnë një zgjidhje të qëndrueshme.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Borrell ka thënë se, Spanja është e angazhuar për paqe në Ballkan dhe beson se dialogu është mënyra më e mirë për të kapërcyer problemet që ekzistojnë në rajon.

Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, tha ai, është treguesi më i mirë se kjo është e mundur.

Borrell theksoi se Kosova dhe Katalonja nuk mund të krahasohen.

“Ajo që ndodhi në Kosovë nuk ka të bëjë fare me Katalonjën. Këto krahasime bien në veshë të shurdhër, nuk kanë peshë. Sigurisht, katalonasit duan të bëjnë krahasime të këtij lloji. Asnjë nga situatat që kemi në Evropë në lidhjen e proceseve separatiste nuk mund të krahasohen”, theksoi Borrell. /Lajmi.net/