Home Kuriozitete Mos e teproni! Sasia e kripës që duhet të konsumoni për të mos rrezikuar shëndetin

Mos e teproni! Sasia e kripës që duhet të konsumoni për të mos rrezikuar shëndetin

0
Mos e teproni! Sasia e kripës që duhet të konsumoni për të mos rrezikuar shëndetin

Kripa e gjellës, ajo që përdorim më tepër përmban sodium.

Kjo substancë në sasi tepër të shtuar mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare duke përfshirë dhe hipertensionin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se një person nuk duhet të konsumojë më shumë se 2 gram nga kripa e gjellës në ditë.

Një tjetër organizatë e specializuar për sëmundjet e zemrës rekomandon jo më tepër se 2.5 gram sodium në ditë, gjithsesi e njëjta organizatë thotë se 1.5 gram është sasia e duhur për një të rritur, shkruan noa.al.

Gjithsesi rreth 21 institute shkencore nga vende të ndryshme kanë dalë në përfundimin se limitet e konsumimit të kripës janë të ulta, por kjo masë sipas tyre duket e panevojshme.

Studiuesi Andrew Mente dhe kolegët e tij, udhëhoqën një studim me 94,000 persona, nga mosha 35-70 vjeç, duke u munduar të saktësonin sa kripë duhet që të dëmtohet shëndeti.

Në përfundim të studimit, konsumimi ditor optimal i kripës ishte 2 gram ose një lugë kafeje.

Loading...