Home Kuriozitete Motori i avionit shpërthen në flakë, pasagjerët nisin SMS: “Diçka s’është në rregull, të dua…”

Motori i avionit shpërthen në flakë, pasagjerët nisin SMS: “Diçka s’është në rregull, të dua…”

0
Motori i avionit shpërthen në flakë, pasagjerët nisin SMS: “Diçka s’është në rregull, të dua…”

Panik dhe tmerr për pasagjeret e një avioni me destinacion Edmonto, Kanada.

Motori i avionit shpërtheu në flakë dhe pasagjerët në panik nisën të shkruajnë mesazhe për të dashurit dhe familjaret e tyre, transmeton Panorama.

Piloti i avionit njoftoi se do të bënte ulje emergjente dhe avioni po i drejtohej Aeroportit Abbotsford.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, për fat pa pasoja, autoritetet bënë me dije se motorët morën flakë pasi një tufë patash kishin mbetur brenda.

Një nga pasagjeret tregoi se nuk mund të menaxhonte dot panikun. “Ishte shumë e frikshme, nuk e prisja. Fillova t’i dërgoja mesazhe mamit duke i thënë, ‘diçka po shkon keq me aeroplanin, të dua”.

Loading...