Home Lajme Murati: Fazliu mbetet frymëzim për të gjitha brezat

Murati: Fazliu mbetet frymëzim për të gjitha brezat

0
Murati: Fazliu mbetet frymëzim për të gjitha brezat

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati ka kujtuar dëshmorin Bahri Fazliun në përvjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ak thënë se në këto kohë të turbullta, jeta e tij është pishtar që na e ndriçon rrugën çdo ditë.

“Vitet po kalojnë Gzim. Ti me shokë mbete i ri. Ashtu siç do jesh frymëzim i ri për gjitha brezat. Aktivist, militant, ideolog, publicist, poet, artist, e luftëtar lirie. Ti me jetën, punën e luftën tënde e preke lirinë, dhe bashkë me shokë na e solle atë. Për 27 vjet u bëre edhe dëshmor. Sa shumë jetë për aq pak vite. Në këto kohë të turbullta, jeta jote është pishtar që na e ndriçon rrugën çdo ditë. Po na e ndriçon që të mos bëjmë gabime të mëdha, të mos futemi skutave të errta, ku do të turpëroheshim kur të na kujtohesh ti. I përjetshëm do jetë kujtimi për ty”, ka shkruar Murati.

Bahri Fazliu është vrarë më 7 maj 1998 në Bogiqe të Malit të Zi, në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi.

Dëshmori Fazliu është vëlla i heroit Fahri Fazliu, i cili së bashku me Afrim Zhitinë janë vrarë nga forcat serbe më 2 nëntor 1989 në Breg të Diellit në Prishtinë. /Lajmi.net/