Home Fun Ndodh një herë në 100 mijë raste, erdhi në jetë fëmija me “këmishë”

Ndodh një herë në 100 mijë raste, erdhi në jetë fëmija me “këmishë”

0
Ndodh një herë në 100 mijë raste, erdhi në jetë fëmija me “këmishë”

Pamje mahnitëse nga momenti i lindjes së Noahs

Pamje mahnitëse nga momenti i lindjes së Noahs

Një i porsalindur ka ardhur në botë, ndërsa ishte ende brenda “këmishës” së tij amniotike në atë që doktorët besojnë se ndodhë një herë në 100,000 raste.

Imazhet e pabesueshme të lindjes së Noahs në Brazil i realizoi fotografja, Jana Brasil. Ajo kapi imazhet e fëmijës plotësisht i rrethuar nga lëngu amniotik që e kishte mbrojtur gjatë shtatzënisë, transmeton rtv21.tv.

Fëmija erdhi në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane ndërsa qesja amniotike në të cilën ai ndodhej nuk u ça.

Nëna e tij 34-vjeçare u tha gazetarëve në spitalin Praia da Costa në qytetin e Vila Velhës se njerëzit anembanë botës po rimarrin fotot.

“E pashë atë që lindi, ata e ulën ekranin, kështu që unë mund të shihja, unë qava shumë, është një emocion i jashtëzakonshëm”, tha ajo.

Në pamjet e porsalindur mund të shihet duke u përpjekur të shtrihet sikur të ishte ende brenda nënës së saj./21Media