Në dyqane po shitet oriz me mbetje plastike, ja si ta dalloni cili është i duhuri

219

  Jeta e shqiptarëve duket se është në rrezik më shumë nga ajo që ne vetë konsumojmë.      

Së fundmi, po qarkullon lajmi se në vendin tonë, edhe orizi është me përmbajtje plastike, gjë që rrezikon shëndetin tonë.

Ne ju njohim me katër truke të thjeshta që ju ndihmojnë të dalloni orizin natyral nga ai plastik. Bëhet fjalë për katër teste që i gjeni edhe në videon shoqëruese:

1-Testi i densitetit të ujit: Shtoni dy lugë gjelle oriz në një gotë me ujë dhe trazojeni mirë e mirë. Orizi natyral qëndron në fund të gotës, kurse orizi plastik dhe toksik ngjitet drejt sipërfaqes së saj.

2-Testi i zjarrit: Mbushni një lugë gjelle ose çaji me oriz . Nëse është natyral nuk do të digjet, ndryshe nga orizi plastik që nxihet menjëherë dhe lëshon erë të rëndë plastike.

3-Testi i bluarjes: Edhe ky test mund t’iu vijë në ndihmë në qoftë sedyshoni që produkti që po përdorni i përket një cilësie jo fort të besueshme. Merrni pak oriz dhe bluajeni në havan ose blender. Orizi natyral shndërrohet menjëherë në miell orizi të bardhë, kurse ai plastik merr ngjyrë të verdhë.

4-Testi i mykjes: Vendosni orizin e zier në një vazo qelqi dhe lëreni të mbyllur për 3-4 ditë. Nëse ai ka krijuar myk do të thotë se produkti juaj është origjiinal, ndryshe nga orizi plastik nuk pëson asnjë ndryshim.