Në këto numra rimishërohet e keqja dhe tersi

1189

I konsideruar i pafat. 13-ta, numri i cili është në qendër të shumë supersticioneve dhe teorive lidhur me atë çfarë simbolizon.

Disa njerëz e kanë simbol të gezimit dhe lumturisë, ndërsa për të tjerë simbolizon friken. Po ashtu numri 13 rrethon botën fetare, historike apo matematikore duke mbartur kuptime sa të ngjashme ashtu edhe të kundërta. Një legjendë e hershme që rrethon origjinen e frikës ka të bëjë me një prej dokumentave ligjore më të vjetër të botës, Kodi i Hamurabit, që thuhet se ka fshirë një ligj të 13 nga lista e rregullave të tij.

Në realitet, ky nuk ishte asgjë më shumë se sa një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti të përfshijë një rresht teksti, në fakt kodi nuk u vë fare numra ligjeve të tij. Matematicientët dhe shkencëtarët ndërkohë, vënë theksin në dominimin e numrit 12, shpesh herë i konsideruar “numri i përsosur”, në botën e lashtë. Sumerianet e lashtë zhvillonin një sistem numerik të bazuar në perdorimin e 12-ës, që edhe sot e kësaj dite vlen në matjen e kohes.

Shumica e kalendareve kanë 12 muaj. Një ditë e vetme përbehët nga dy gjysmë dita 12 orëshe. Duke qenë se vinte menjëherë pas numrit të “persosur”, i gjori 13 ishte i destinuar të dukej i pafat dhe i pazakontë. Kjo frikë nga e panjohura duket se shkonte në favor të përhapjes së teorive të tjera duke marrë një konotacion pafatësie.

Kuptimi në fe

Në religjionin e krishterë, shifra 13 është nje simbol i interpretimit të darkës së fundit ku Jezusi kishte dymbëdhjetë Apostujt të mbledhur rreth tij, e personi i trembëdhjetë, Juda, i konsideruar si tradhtar. Kështu që shifra 13 u shoqerua me dhimbje dhe vuajtjet e Jezusit pas darkes me Judan.

Në letrat Tarot, 13 herë simbolizion vdekjen e herë rilindjen

Në letrat Tarot, nuk ka asnjë emër numri 13, vetëm se paraqitet një skelet duke korrur. Disa në këtë numër e shohin vdekjen, ndërsa të tjerë rilindjen. Trembëdhjetë është më shumë një burim i mosbalancimit dhe bie në pjesën e kundërt të hyjnores, dhe shënon nje evolucion drejt vdekjes, perfundimin e një fuqie dhe të një arritje.