Home Lajme Në Kosovë ‘ngjallen’ të vdekurit, kthehen ata që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Në Kosovë ‘ngjallen’ të vdekurit, kthehen ata që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

0
Në Kosovë ‘ngjallen’ të vdekurit, kthehen ata që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

 

Kosova i ngjall të vdekurit në ditën e zgjedhjeve. Kjo duke i mbajtur emrat e atyre që nuk janë në jetë në listën e votuesve. Njësoj ndodh edhe me ata që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Një pjesë e këtyre dy kategorive e japin votën sa herë mbahen zgjedhje në Kosovë. Keqpërdorimi kësisoj është prezent prej afro 20 vjetësh, porse ende nuk është gjetur formula për t`i dhënë fund këtij manipulimi.

“Po vinë me votu ata që janë dekë, para 1999 e s`po vijmë na prej gurbeti. Të kryme e ki. Aty jem”, ka qenë komenti i një mërgimtari që është përfolur goxha shumë në “Facebook” pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 6 tetorit, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpër rrjete sociale e kafene, shumëkush ka ironizuar pse shteti më i ri evropian ka më shumë qytetarë me të drejtë vote se banorë sipas regjistrimit të vitit 2011. E në listën përfundimtare të votuesve i përfshin edhe qytetarët e vdekur, familjarët e të cilëve kanë dëshmi certifikatat e vdekjes të autoriteteve civile e dëshmitë e autoriteteve fetare.

Kosova ka të gjithë mekanizmat shtetërorë dhe ndihmën e bashkësive fetare, por prapëseprapë qytetarët në çdo proces zgjedhor shohin emrat e të dashurve të ndjerë në listën e votuesve. Ka raste kur raportohet edhe për “ngjalljen” e tyre pasi dikush ka nënshkruar poshtë emrit të tij dhe kundërligjshëm ka hedhur fletëvotimin në kuti. Mbikëqyrësit e shoqërisë civile dyshojnë se përveç neglizhencës së mekanizmave shtetërorë, problemet përsëriten në çdo proces zgjedhor edhe për shkak se subjektet politike mund të përfitojnë vota prej vëzhguesve të tyre të gatshëm për të marrë përsipër rrezikun “për të votuar” për të vdekurit, ose për mërgimtarët që nuk kanë mundësi të votojnë.

E sistemi i drejtësisë, edhe kur i ndëshkon shkelësit e ligjit, i dënon me gjoba simbolike ose me kusht. Keqpërdorimet e kësaj fushe dhe kufizimet burokratike me të cilat përballen mërgimtarët, cenojnë demokracinë edhe ashtu të brishtë të Kosovës, vlerësojnë monitoruesit dhe analistët.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Në Kosovë ‘ngjallen’ të vdekurit, kthehen ata që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...