Home Lajme Në rrugët e Prishtinës më nuk do të ekspozohen dhe shiten mallrat

Në rrugët e Prishtinës më nuk do të ekspozohen dhe shiten mallrat

0
Në rrugët e Prishtinës më nuk do të ekspozohen dhe shiten mallrat

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se, në kryeqytet nuk do të ketë më mallra të ekspozuara nëpër trotuare dhe hapësira të ndryshme.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.

Ai ka njoftuar se shumë shpejt do të merren masa për personat që bëjnë këso veprime.

“Ekspozimi i mallrave nëpër trotuare dhe në hapësirë publike – është i ndaluar. Shumë shpejt do të kemi aksione të organizuara nëpër lagje, për të ndërmarrë masa ndaj secilit biznes që bën shkelje të tilla”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Loading...