Home Kuriozitete Në Tajlandë, gjashtë elefantë ngordhin duke u munduar ta shpëtojnë njëri-tjetrin

Në Tajlandë, gjashtë elefantë ngordhin duke u munduar ta shpëtojnë njëri-tjetrin

0
Në Tajlandë, gjashtë elefantë ngordhin duke u munduar ta shpëtojnë njëri-tjetrin

Gjashtë elefantë kanë ngordhur duke tentuar ta shpëtojnë njëri tjetrin, pasi kishin rënë në një ujëvarë famëkeqe në Tajlandë, transmeton BBC.

Autoritetet thonë se incidenti ka ndodhur pasi një i vogël i elefantit ka rrëshqitur në ujëvarë në Parkun Nacional të Tajlandës.

Edhe dy elefantë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në një shkëmb, dhe autoritetet tajlandeze po mundohen t’i shpëtojnë, transmeton Koha.net.

Incidente të tilla në të njëjtën ujëvarë kanë ndodhur edhe më herët.

Një tufë prej tetë elefantësh patën ngordhur në vitin 1992, pasi kishin rënë në ujëvarë.

 

Loading...