Home Lajme Nën ndikimin e alkoolit, burri ushtron dhunë të madhe ndaj gruas në Mitrovicë

Nën ndikimin e alkoolit, burri ushtron dhunë të madhe ndaj gruas në Mitrovicë

0
Nën ndikimin e alkoolit, burri ushtron dhunë të madhe ndaj gruas në Mitrovicë

Dhuna në familje po raportohet çdo ditë e më shumë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme.

Në rrugën ”Çlirimtari” në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme, një femër, ka njoftuar se është sulmuar dhe rrahur nga ish bashkëshorti  i sajë.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin ditore për 24 orët e fundit.

“I dyshuari nën ndikimin e alkoolit (0.95‰) viktimës i kishte shkaktuar  fraktura të hundës. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është proceduar për “dhunë në familje – lëndim i rënd trupor- shkelje e urdhrit mbrojtës”. /Lajmi.net/