Home Lajme Nëna nga Durrësi që iku nga tërmeti, lind foshnjen në spitalin e Prizrenit

Nëna nga Durrësi që iku nga tërmeti, lind foshnjen në spitalin e Prizrenit

0
Nëna nga Durrësi që iku nga tërmeti, lind foshnjen në spitalin e Prizrenit

 

Ka lindur edhe foshnja e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga të prekurit e tërmetit në Durrës që po strehohen në Kosovë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

  

  

“Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrësake”, ka thënë ai për Express.

“Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabile. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”

Ndryshe, një numër i madh i familjeve të prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ndodhi në Shqipëri janë strehuar në Kosovë.

Në Prizren si qendër e strehimit është Parku Inovativ i ndërtuar nga një partneritet kosovaro-gjerman, ku po qëndrojnë një numër i madh i të prekurve nga tërmeti.

Tërmeti 6.4 shkallë Richter kishte si epiqendër Durrësin me rrethinë dhe shkaktoi 52 viktima. Po ashtu kishte dëme të mëdha materiale.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Nëna nga Durrësi që iku nga tërmeti, lind foshnjen në spitalin e Prizrenit”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...