Nënshkroi kontratën e parë kur ishte 18 vjeçe, dhe në atë kohë Dua Lipa po bënte këtë punë

102

Ëndërrimtare e madhe dhe ia doli!

Derisa po punonte në muzikë dhe ishte e vetme në Londër pasi që familja i jetonte në Prishtinë, ajo po vazhdonte punën në një restorant si shërbyese.

“E lashë punën në të cilën punoja në Soho. Isha nikoqire mysafirësh në një restorant. Pasi e nënshkrova marrëveshjen, isha e lumtur sepse s’kisha nevojë të kthehesha më në atë vend”, kishte thënë Dua në një intervistë në Maj të këtij viti.

Kësaj here ajo ka dhënë një intervistë edhe për revistën prestigjoze Vogue, ku ajo flet për karrierën e saj dhe të qenit feministe.