Nëntë gra të vdekura nga një formë e rrallë e kancerit, e lidhur me implantet e gjirit

118

  Një kancer vdekjeprurës i rrallë, i lidhur me implantet e gjirit, ka vrarë tashmë nëntë gra, kanë paralajmëruar zyrtarët e shëndetësisë, transmeton lajmi.net.      

Ndërkaq, 448 gra janë diagnostikuar me limfomë të qelizave të mëdha anaplastike (BIA-ALCL), e cila formohet në kapsulën përreth implantit, tha Dr Binita Ashar, administratore e ushqimit dhe medikamenteve në ShBA.

Shuma e grave të diagnostikuara me BIA-ALCL – që vret qelizat në sistemin imunitar dhe fillon me dhimbje dhe ënjtje në gji – u rrit nga 414 raste në 12 muajt e fundit dhe 359 vitin e mëparshëm.

Raporti vjen pak më shumë se një muaj para se FDA të vendosë zyrtarisht të shqyrtojë sigurinë e implanteve të gjirit silikoni në një seancë dëgjimore të komisionit.

Ka pasur më shumë se 600 raste të këtij lloj kanceri të rrallë të raportuar në mbarë botën dhe 16 vdekje.

FDA tha se ndërsa implantet e gjirit nuk ishin shkaku i vetëm i BIA-ALCL, gratë që kryejnë operacionin plastik janë në një rrezik në rritje të diagnozës. /Lajmi.net/