Nesër fillon deratizimi pranveror

68

Komuna e Prishtinës njofton se nesër fillon procesi i deratizimit pranveror (eleminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazhave publike nëpër lagjet e Prishtinës.

“Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Komuna lut qytetarët që t’i përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses.

“Kërkohet nga qytetarët që ti hapin dyert e podrumeve dhe garazhave në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Orari i deratizimit nëpër lagje:

Lakërishte dhe Dardani / 17 – 22 prill

Ulpiana / 23 – 25 prill

Kodra e Diellit, Aktashi / 26 – 29 prill

Qendra e Qytetit me garazha / 30 prill – 2 maj

Vellusha , Blloku I I-rë, dhe i II-të / 03 maj

Tophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit / 04 maj

Trajtim plotësues sipas nevojës / 06 maj. /Lajmi.net/