Home Kuriozitete “Nga nesër…”/ I dysh uar si i përfshirë në aten tatin ndaj prokurorit, “Juli i Pashkos” ndërpret “Live” emisionin (Video)

“Nga nesër…”/ I dysh uar si i përfshirë në aten tatin ndaj prokurorit, “Juli i Pashkos” ndërpret “Live” emisionin (Video)

0
“Nga nesër…”/ I dysh uar si i përfshirë në aten tatin ndaj prokurorit, “Juli i Pashkos” ndërpret “Live” emisionin (Video)

Të tjera detaje nga ngjarja e Durrësit. Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos” është personi i dytë, i dyshuar si i përfshirë në ate-ntatin që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, një javë më parë.

Ditën e sotme, Abcnews.al raportoi se “Juli i Pashakos” është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Policia, si i përfshirë në ate-ntatin ndaj prokurorit Ndoja pasi në makinën tip “Mercedes Benz E280”, e gjetur e braktisur në Shkafanë të Ishmit, pak pas atentatit të 1 nëntorit, janë gjetur gjurmë të tijat.

Mirëpo, në një ndërhyrje live në studion e Abcnews, Julian Sula është shprehur se ai nuk është në kërkim dhe se nuk ka asnjë lidhje as me ate-ntatin dhe as me personat e përfshirë në të.

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë. Flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”, tha Sula në lidhjen live.

Më tej, “Juli i Pashakos” u shpreh se do të shkonte vetë në Polici për të sqaruar implikimin e tij në këtë ngjarje, duke iu frikësuar dhe një hakmarrjeje të mundshme. Madje, ai ka thënë se ditën e atentatit ka qenë duke udhëtuar drejt Kosovës, për tu nisur më pas për në Turqi. Për këtë ai tha se kishte bileta dhe dokuemnte që vërtetonin vendndodhjen e tij.

“Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra.

Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare as Pëllumb Muharremin. Jam i gatshëm të paraqitem vetë në Polici. Se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë ç’akorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera e Policisë”, tha Julian Sula.

     

Loading...