Home Kuriozitete Një aeroplan në Moskë bën ulje urgjente pasi përballet me tufë zogjsh

Një aeroplan në Moskë bën ulje urgjente pasi përballet me tufë zogjsh

0
Një aeroplan në Moskë bën ulje urgjente pasi përballet me tufë zogjsh

Njëzetetre persona, duke përfshirë pesë fëmijë janë dërguar në spital të plagosur, pasi aeroplani i kompanisë ajrore, Ural, ka bërë një ulje urgjente afër Moskës.

Kompania ka thënë të enjten se kryer uljen urgjente afër aeroporit Zhukovsky, pasi zogjtë kanë penguar drejtimin e aeroplanit.

Ministria ruse e Shëndetësisë ka thënë përmes një deklarate se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetë, transmeton rel.

Aeroplani ishte nisur drejt Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë së aneksuar nga Rusia.