Një histori tjetër mashtrimi – shoqja e Loredanës rrëfehet për mediat zvicerane

86

 

Reperja Loredana Zefi ishte
arrestuar me 7-të maj nën dyshimin se kishte mashtruar një çift zviceran rreth
të 50-tave, duke u marrë rreth 900 mijë franga bashkë me vëllanë e saj Beratin,
i cili megjithatë nuk dënohet meqenëse paratë ia kishin dhënë vullnetarisht.

Çifti zviceran e kanë paditur
Loredanën ndërsa policia e kantonit të Luzernit e ka arrestuar 23 vjeçaren të
Martën.

  

Por përjashtuar kësaj historie,
agjencia e lajmeve zvicerane 20 Minuten, shkruan sot se ky nuk është një rast i
izoluar.

Fotografja shqiptare nga gjermania
Dorentina V. i kishte lajmëruar në gusht të vitit 2017-të, Loredana Zefin dhe vëllanë
e saj Qëndrimin për mashtrim.

“Loredana dhe vëllai i saj Qëndrimi
më kanë mashtruar”, ka deklaruar 23 vjecarja për mediumin zviceran.
“Askush s’e njeh Loredanën e vërtetë, ka thënë ajo”.

“Loredana”, thotë
Doruntina, “ma ka vjedhë kredit kartelën time derisa unë pata kaluar një
natë në apartamentin e vëllait të saj me 2 korrik të vitit 2017-të në Kosovë.

Pas kësaj, vëllai i Loredanës Qëndrimi,
të cilin Dorentina s’e ka takuar kurrë, kishte bërë pagesa me kartelën e saj.

Madje sipas transaksioneve, Qëndrimi
kishte luajtur bixhoz në internet me 6-të Korrik të 2017-tës dhe kishte
harxhuar 370 franga, ndërsa një ditë më vonë ai kishte rezervuar një fluturim
me Easyjet nga Zvicra për në Kosovë.

Në gusht të vitit 2018-të, qëndrimi
ishte denoncuar për mashtrim dhe ishte dënuar me një gjobë, e po ashtu ishte
detyruar t’ia kthente paratë Dorentinës.

Ndërsa Dorentina V. dhe Loredana
ishin takuar në fillim të vitit 2017-të, kur Dorentina e kishte ftuar Loredanën
të merrte pjesë në një videoklip të këngëtarit Yll Limani.

“Ajo dukej e mirë dhe ne u bëmë
shoqe”.

Më pas V. ishte bërë fotografja
profesionale e Loredanës dhe reperja e kishte ftuar që t’i bënte disa fotografi
për Adidasin në Kosovë.

“Loredana më detyrohej edhe
300 euro sepse më kishte premtuar që do të paguante për biletën time të
aeroplanit”, por s’e ka bërë kurrë.

Pasi Dorentina kishte ardhur në
Kosovë, ajo thotë se Loredana mbante edhe armë në xhepin e saj.

Ndërsa të tërë vjedhjen që i ishte
bërë, e kishte kuptuar kur ishte kthyer në Gjermani, kur nuk mund të blinte as
edhe një gjë me kredit kartelat e saj.

“Kompania e kredit kartelës më
tha se kisha rezervuar fluturime e kisha luajtur bixhoz në internet. Më ishte
bllokuar kartela”. Ato momente, Dorentina s’kishte ide se këtë e kishte bërë
Loredana. Vetëm kur i kishte marrë dokumentet nga kompania e e kishte parë
adresën e Qëndrimit aty dhe fotografinë e tij, e kishte kuptuar që ata e kishin
vjedhur.

Ndërsa kur Dorentina ishte
konfrontuar me Loredanën, reperja e fajësonte kompaninë e fluturimeve për këtë.

Sidoqoftë, Dorentina kishte
vendosur që të kthehej dhe ta gjente Lioredanën në apartamentin e Mozzikut në
Kosovë. Ajo i donte edhe rrobat që Loredana nuk ia kishte kthyer pas xhirimeve
bashkë. Dorentina thotë se Loredana ia ktheu disa nga rrobat, por jo të gjitha.

“Unë po rrija te dera e banesës,
ndërsa ajo mbante një revole në xhep. I bërtita dhe i thashë cfarë je duke bërëë?????”

Loredana i kishte thënë që:
“Duhet të bëhesh fillimisht dikushi, e pastaj do merrem me ty”.

PERKTHYER NGA PRIVE.