Home Lajme Një jaht i braktisur gjendet në Durrës

Një jaht i braktisur gjendet në Durrës

0
Një jaht i braktisur gjendet në Durrës

 

Një jaht luksoz është gjetur i braktisur 11 milje larg bregdetit të Durrësit. Policia Kufitare e Shqipërisë ka gjetur jahtin mëngjesin e sotme, por brenda nuk ka patur asnjë person.

Autoritetet e kanë ankoruar jahtin në portin e Shëngjinit.

Raportohet se jahti ka flamur turk, ndërkohë që kur autoritetet i janë afruar, nuk kanë gjetur aty asnjë person. Burimet e Top Channel bëjnë me dije se në jaht janë gjetur dy pasaporta me të njëjtin emër. Si pikë nisje, mjeti lundrues ka patur Budvën në Mal të Zi.

Policia po bën kontrollet për të gjetur se kujt i përket jahti dhe nga ka ardhur, njofton Koha.net

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Një jaht i braktisur gjendet në Durrës”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...