Home ShowBizzz Një rikthim pas shumë vitesh në ‘Portokalli’

Një rikthim pas shumë vitesh në ‘Portokalli’

0
Një rikthim pas shumë vitesh në ‘Portokalli’

Erand Sojli pas një shkëputje nga “Portokalli” dhe pas eksperiencës në “Apartamentin 2XL”, është rikthyer në spektaklin e humorit në Top Channel.

“Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në ‘Portokalli’ sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm. Unë dua të ndjej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë, ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist”, ka thënë Sojli në një intervistë për Top Channel.

E ndërsa është pyetur mbi jetën e tij në Amerikë, Erand Sojli tregon se i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin:

“Jam shumë i emocionuar që kjo e diel do  më gjejë si një e diel e shumë viteve përpara, me të njëjtat emocione dhe të njëjtin angazhim ndaj spektatorëve.”

Image result for erand sojli