Një super lajm për fansat e serialit ‘Kafeneja Jonë’

133

 

Mbetet një prej serialeve më të preferuara
kosovare.

Përkundër viteve që kanë kaluar, batutat e
personazhet e ‘Kafeneja Jonë’ kujtohen mjaft mirë edhe sot.

  

E për të gjithë ata që pëlqejnë serialin, ka
lajme të reja!

Sipas të gjitha gjasave, ‘Kafeneja Jonë’ po
rikthehet në ekran për të paktën një sezonë.

Këtë e ka bërë të ditur aktori Fatmir Spahiu përmes
një postimi në rrjete sociale ku ka njoftuar se producenti i serialit ka
arritur marrëveshje për rikthim për të paktën një sezonë.

Kujtojmë se pas ndërprerjes së ‘Kafeneja Jonë’
në televizionin publik, pati një tentativë rikthimi përmes rrjeteve online por
që nuk rezultoi e suksesshme dhe mori fund shpejt. Mbetet të shihet konsistenca
kësaj radhe. /Prive.al

                        View this post on Instagram                                     

Pas serialit “Kafeneja jone” une dhe koleget e mij kemi pas me dhjetra projekte tjera ne tv, teater, film etj. Perkunder kesaj, pavarisht se cka postojme ose bejme, kerkesa per kthimin e keti seriali eshte e pandalshme qysh nga koha kur u ndal transmetimi. Producenti i keti seriali si duket ka arrit marveshje per kthimin e keti seriali te pakten per nje sezone. Besoj te shihemi seshpejti.

A post shared by Fatmir Spahiu Bufi (@fatmirspahiu) on