Njeh një djalë në Facebook dhe martohet pas 10 muajsh, bën zbulimin përrallor

606

Një histori dashurie emocionuese dhe në kufijtë e të pabesueshmes, e lindur online dhe e kurorëzuar në martesë pas vetëm dhjetë muajsh, është kthyer në një përrallë moderne
Gjithçka pasi nusja zbuloi se djali që dashuronte ishte një milioner

Hirushja e ditëve të sotme, quhet Nguyen Van Anh, është një grua nga Vietnami, e cila e njohu të shoqin nëpërmjet Facebook, për tu martuar vetëm dhjetë muaj më vonë me të

Van Anh e nisi karrierën e tij menjëherë pasi u diplomua në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Hanoi, në vitin 2015

Pavarësisht suksesit që kishte korrur në punë, e ndjente se në jetën e saj mungonte diçka. Kishte shumë djem që e pëlqenin, por ajo nuk vendoste

Kthesa erdhi në maj të vitit 2016, kur pa fotografinë e një djali në faqen e saj në Facebook, në shoqërinë e një prej personazheve të famshëm të cilin ajo e adhuronte

Duke menduar se djaloshi mund të njihte idhullin e saj, e kontaktoi me shpresë se do mund ta prezantonte

Djali i cili quhet Dang Tuan, iu përgjigj se nuk e njihte idhullin e saj personalisht, por biseda mes tyre vijoi gjatë, dhe të dy kuptuan se kuptoheshin shumë mirë

Dang Tuan në atë kohë jetonte dhe punonte në Rusi, por ndonëse nuk kishte pasur mundësi që ta shihte personalisht, ata u bën çift gjashtë muaj pas bisedave online

Teksa kaluan dhjetë muaj lidhje në distancë Dang Tuan dhe van Anh, vendosën që të martohen, shkruan noa.al. Fillimisht prindërit e vajzës u shprehën kundër zgjedhjes së saj, duke i thënë se nuk mund të martohej me dikë që e kishte njohur online

Kështu për të treguar seriozitetin e tij Dang Tuan udhëtoi drejt Vietnamit, për të takuar prindërit e vajzës që dashuronte dhe për të kërkuar dorën e saj, teksa vetëm atëherë e takoi personalisht. Vetëm kur Van Anh shkoi në Rusi për të përfunduar detajet e martesës, zbuloi atë që i fejuari

fshihte. Dang Tuan, në të vërtetë ishte një biznesmen i fuqishëm dhe drejtor i përgjithshëm, i një marke ndërkombëtare mode. Ai e kishte fshehur gjatë gjithë kohës pozicionin e tij, pasi druante se mund të ndikonte në lidhjen e tij

Çifti u martua në një ceremoni përrallore në një hotel me pesë yje në Hanoi të Vietnamit, në 9 prill 2017, shkruan noa.al. Tashmë ata jetojnë në Rysi dhe kanë një fëmijë

Van Anh thotë se u dashurua pas personalitetit të të shoqit dhe as që e kishte imagjinuar statusin e tij financiar, madje e dinte një punëtor të thjeshtë