Njësia shqiptare shëndetësore me helikopter shpëton alpinisten e lënduar

134

Forcat ajrore të Shqipërisë kanë arrit ta shpëtojnë një alpiniste të lënduar në malin e Çikës në Llogora.

Thuhet se alpinistja e shpëtuar nga Njësitë shëndetësore të Bazës Ajrore – Farkë në Shqipëri, ishte lënduar gjatë stërvitjes.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka shpërndarë një video ku shihet ekipi i shpëtimit duke e ndihmuar alpinisten 31 vjeçare.

“Heroike në kuptimin e plotë të fjalës. Respekt dhe vlerësim të pafundmë për profesionalizmin e njësisë shëndetësore të Bazës Ajrore Farkë, të cilët sfiduan terrenin e vështirë dhe shpëtuan një alpiniste 31-vjeçare, të dëmtuar gjatë stërvitjes në malin e Çikës në Llogora”.