Home Horoskopi Njihuni me 12 kombinimet më të këqija mes shenjave të HOROSKOPIT sipas astrologëve

Njihuni me 12 kombinimet më të këqija mes shenjave të HOROSKOPIT sipas astrologëve

0
Njihuni me 12 kombinimet më të këqija mes shenjave të HOROSKOPIT sipas astrologëve

Sipas astrologëve ju mund të keni qenë një kombinim i keq në horoskop. “Your Tango” zbulon për secilën shenjë kombinimin më të keq sipas horoskopit, prandaj bëni mirë që para se të lidheni të pyesni partnerin për datën e lindjes.

Peshqit & Demi
Peshqit janë njerëz jashtëzakonisht të fortë dhe të lindurit në shenjën e Demit janë shumë kokëfortë.

Demi & Shigjetari
Të lindurën në shenjën e Demit e adhurojnë qëndrimin në shtëpi, ndërsa Shigjetarët preferojnë të dalin dhe të argëtohen në vende ku ka muzikë dhe shumë njerëz.

Binjakët & Bricjapi
Nëse dëshironi të dini kombinimin më të keq të horoskopit ja ku e keni. Një Binjak nuk mund të rrijë as një minutë me një Bricjap.

Ujori & Gaforrja
Gaforret janë shumë shtëpiake, ndërsa Ujorët janë një shpirt i lirë. Ujorët kërkojnë dikë që t’i plotësojë në marrëdhënie dhe Gaforrja nuk do të ishte kurrë e duhura.

Luani & Akrepi
Luanët mendojnë se janë shumë të bukur dhe nuk ndalojnë së e treguari këtë, ndërsa Akrepët njihen si njerëz shumë xhelozë.

Virgjëresha & Shigjetari
Shigjetarët bëjnë veprime që nuk i mendojnë gjatë dhe nuk kujtohen për pasojat. Virgjëreshat si njerëz të ndjeshëm nuk do përballonin dot qëndrimin me ta.

Virgjëresha & Peshorja
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës kanë maninë për të paragjykuar njerëzit, ndërkohë që Peshoret mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë.

Shigjetari & Bricjapi
Këto dy shenjë përveçse nuk përputhen aspak në karakter, nuk kombinohen as në shtrat.

Peshqit & Virgjëresha
Peshqit janë shenja më e ëmbël e horoskopit, Virgjëreshat që janë me këmbë në tokë do i bënin të ndjeheshin keq me komentet e tyre.

Ujori & Demi
Këto dy shenja nuk mund të kenë asnjë komunikim mes tyre. Demët dëshirojnë që të bëjnë gjithçka për të marrë merita, por një Ujor nuk mund t’i lejojë kurrë.

Binjakët & Gaforrja
Ata nuk janë një nga kombinimet më të këqija, Nëse përpiqen edhe mund t’ia dalin.