Alessio, ish-banori i cili surprizoi publikun duke vendosur të ndërpriste në mes rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania 5” dhe u largua me dëshirë nga shtëpia, ka prekur zemrat e të gjithëve me një rrëfim personal e të dhimbshëm.
I ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, ai ka zbuluar një detaj që askush nuk e dinte më parë: historinë e trishtë që fshihet pas emrit të tij.
Alessio (emri i tij i vërtetë Afrim) tregoi se ky emër me të cilin e njeh i gjithë publiku, në fakt është një homazh për një mikun e tij të ngushtë që ka ndërruar jetë.
“Unë kam patur një shok… Ka vdekur dhe mora emrin e tij, Alessio, dhe thashë unë po mbaj emrin e tij gjithë jetën tani. Që atëherë ndryshuan gjërat. Kujtime të bukura,” – u shpreh ai mjaft i emocionuar në studio.
Për të shuar kështu edhe kuriozitetin e publikut rreth identitetit të tij, ai zbuloi edhe emrin e plotë që mban zyrtarisht. “Në pasaportë e kam Alesio Afrim Alia,” – sqaroi ish-banori, duke treguar se emrin e mikut të ndjerë e ka bërë tashmë një pjesë të pandashme të jetës së tij.
