Home Lajme Pacolli: Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Pacolli: Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

0
Pacolli: Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjatë qëndrimit në Senegal ka përfaqësuar Republikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të Senegalit, Macky Sall, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Republikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm.

Gjatë takimit që zhvillova me presidentin Macky Sall, ne emër të shtetit të Kosovës i shpreha urimet dhe falenderimin për mbështetjen e parezervë ndaj vendit tonë.

Kosova dhe Senegali kultivojnë marëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.

Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.

E falenderoj ambasadorin Gashi për punën e shkelqyer në interes të vendit. /Lajmi.net/

Loading...