Pacolli mirëpret votimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

118

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur guximin që të kanë treguar udhëheqësit e Maqedonisë për marrjen e vendimit historik, për ndryshime kushtetuese. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo do t’i hapë rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:E mirëpres miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e Parlamentit në Shkup sot, që hap rrugën që Republika e Maqedonisë Veriore të bashkohet në NATO dhe të ketë një perspektivë të qartë evropiane.  Unë e mirëpres guximin që të gjithë udhëheqësit kanë treguar të marrin këtë vendim historik sot.  Ne si Kosovë e mirëpresim dhe jemi të lumtur që së shpejti të kemi një anëtar të ri të NATO-s në kufirin tone /Lajmi.net/