Papunësia gati inekzistente/ Ky shtet ju paguan 2500 $ në muaj, ku ndërkohë ju mund të shijoni edhe …

69
www.laba.ws_Australia_HD

Në kohën kur të gjitha superfuqitë botërore po shkojnë drejt kolapsit ekonomik ekziston ende një vend që ka pagën minimale 2500 dollarë dhe që ka arritur të mbajë borxhin publik në nivelet më të ulta të mundshme.

Në këtë shtet papunësia është gati inekzistente, sistemi i shëndetësisë është shumë efikas, aq sa kanë arritur të eliminojnë totalisht një sëmundje ngjitëse. Gjithsesi krerët e këtij shteti nuk kënaqen me kaq, ata janë duke punuar për gjetjen e kurës së kancerit si dhe për gjetjen e kurës për shumë sëmundje të tjera.

Nga ana tjetër ajo që e shndërron këtë vend në vendin ideal për të jetuar është drita e diellit. Edhe në muajt e dimrit temperaturat nuk shkojnë poshtë 10 gradëve celsius, duke i siguruar banorëve një vit të plotë nën prezencën e rrezeve të diellit.

Në ndryshim nga vendet e tjera në fshatrat e këtij vendi nuk njihet fenomeni i braktisjes. Në të kundërt, ata mundohen të investojnë në mënyrë që të bëjnë jetë sa më luksoze.

Nëse jeni bërë kuriozë, ju themi se jemi duke folur për Australinë, shtet i cili mban vendin e 12 në listën e vendeve me ekonomi më të fuqishme në botë. Mos kalimi në recesion për tre vite ka bërë që ekonomia e Australisë të rritet disa herë më shpejt.

Gjithsesi pas kësaj rritje ekonomike ka një arsye që lidhet edhe me pasuritë që mbart toka Australiane. Ky vend është i pasur me hekur, ar, alumin, bakër, diamant dhe nikel.

www.laba.ws_Australia_HD

Pavarësisht situatës së sotme, nuk mund të themi se era ka fryrë mbarë gjithmonë për Australinë. 27 vite më parë rreth viteve 1990, vendi ra pre e recesionit, megjithatë edhe në atë kohë autoritetet nuk hezituan dhe ndërmorën reformat e nevojshme. Si përfundim, Australia arriti të mos mbytej në borxhe dhe të mbante statusin e një vendi me një demokraci të konsoliduar ku respektohet prona private dhe sundimi i ligjit.

Një tjetër faktor suksesi është edhe sistemi arsimor që ka ky vend. Sigurisht që ky vend ka dhe anën e tij të errët. Nëse jeton në Australi dhe je më shumë se 60 vjeç, do ta kesh shumë të vështirë për të gjetur një vend pune.

Nëse shpreson në projektet e ndihmës sociale, atëherë dështove sërish. Në këtë shtet personat e papunë që jetojnë me dikë që punon nuk përfitojnë nga skema e ndihmës sociale.