Home Fun Pas 10 djemëve më në fund një çikë

Pas 10 djemëve më në fund një çikë

0
Pas 10 djemëve më në fund një çikë

Djalë përsëri djalë… ohh

Djalë përsëri djalë… ohh

Është e sigurt të thuhet se ka qenë gjithmonë bota e burrave në shtëpinë e Alexis Brett.

Pasi u bë nënë për herë të parë e një djalë, kur ishte 22 vjeç, Alexis vazhdoi të ketë nëntë foshnje të tjera gjatë 15 viteve të ardhshme, të gjithë ata meshkuj.

Në fakt, ajo dhe burri David ishin çifti i parë britanik që dihej që kishin dhjetë djem me radhë.

Por tani diçka me të vërtetë mahnitëse ka mbërritur në familjen e tyre, një vajzë, transmeton rtv21.tv.

“Ne jemi mbi re. Unë prisja të dëgjoja se kishim një djalë tjetër, por kur zbulova se ishte një vajzë, fytyra ime ndryshoi. Unë isha e tronditur por e kënaqur. Tani ajo është këtu me ne, është një ndjenjë fantastike”, u shpreh nënëa

Vajzën e saj e quajti Cameron sipas emrit të aktores Cameron Diaz, tashmë ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm në jetën e vëllezërve të saj, moshat e të cilave variojnë nga 17 në 2.

“Ajo tashmë ka një ndikim të mirë te djemtë. Ata në përgjithësi janë sjellur shumë më mirë rreth saj, duke u përpjekur të heshtin në rast se e zgjojnë. Ata gjithashtu duan ta ndihmojnë mbajtjen dhe ushqimin e saj. Ka qenë e shkëlqyeshme”, u shpreh babai David, 44 vjeç, shofer i trenit.

Ardhja e Cameron më 27 gusht shënon përfundimin, çifti krijoi një familje përfshirë Campbell, 17, Harrison, 16, Corey, 14, Lachlan, 11, Brodie, 9, Brahn, 8. Hunter, 6 vjeç, Mack, 5, Blake, 3 dhe Rothagaidh, 2.

“Padyshim që po ndalemi tani”, qesh Aleksis.

“Jo më! Unë e dua familjen time ashtu siç është tani”, u shpreh ajo tutje.

Në fund nëna e 11 fëmijëve e pranoi që po argëtohemi duke blerë gjëra rozë për herë të parë./21Media

Loading...