Pas arrestimit, Loredana bën reagimin e parë në Instagram

106

Loredana është arrestuar dje nga policia zvicerane.

Reperja po akuzohet për mashtrim të një çifti zviceran, të cilëve bashkë me vëllain e saj Beratin, i kanë vjedhur atyre 900 mijë franga.

Pas arrestimit, është vërejtur se në profilin e saj në Instagram, ku ka rreth 1.3 milionë ndjekës, Loredana ka bllokuar komentet nga ndjekësit e saj për secilën foto.

Në një hulumtim të bërë nga media zvicerane 20.minuten.ch, për vjedhjen që dyshohet se e ka bërë Loredana Zefi bashkë me vëllanë e saj në Zvicër, tregohen detaje të këtij rasti, kërcënimet që Loredana ia ka bërë çiftit, të cilit dyshohet se ia ka vjedhur paratë. Loredana është gruaja e reperit kosovar, Mozzik, shkruan Gazeta Express.

Në këto akuza, të cilat Petra i ka bërë në korrik të viti 2018, Loredana dhe vëllai i saj Berat akuzohen për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.

E për këto akuza, Loredana Zefi mund të dënohet me burgim deri në 5 vjet, ose me gjobë./Gazeta Express/