Pas problemeve me shëndetin mendor, Selena Gomez jep sinjal për albumin e ri

151

 

Selena Gomez ka folur për albumin e saj të ri.

Gjatë një video live në Instagram kohën e fundit, këngëtarja 26-vjeçare foli rreth videoklipit të ri për këngën “I Can’t Get Enough” me Benny Blanko, Tainy dhe J.Balvin, dhe siguroi fansat se albumi i saj i ardhshëm do të jetë gati së shpejti.

  

“Unë jam aktualisht në studio dhe po shkon shumë mirë”, tha Selena.

“Jam duke u përpjekur të jem vërtetë e zellshme dhe e durueshme në gjithçka. Ju dua shumë. Albumi po vjen shumë shpejt”, shtoi ajo.