Home ShowBizzz Pas valës së kritikave për skeçin skandaloz reagon aktorja Disha

Pas valës së kritikave për skeçin skandaloz reagon aktorja Disha

0
Pas valës së kritikave për skeçin skandaloz reagon aktorja Disha

 

Pas një vale të komenteve negative mbi skeçin e ‘Shotë Galicës’ në nisjen e ‘Klanifornia’, vetë aktorja Delinda Disha ka vendosur të reagojë duke thënë versionin e saj.

Përmes rrjetit social Instagram, ajo është munduar të shfajësohet për pikën kuazi-humoristike në të cilën i dha të drejtë vetes që të thotë se ‘burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbit nuk i kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurrë këngë dhe lavde’.

 

 

                View this post on Instagram                            

 

Na thoni mendimin tuaj për këtë skeç skandaloz nga episodi debutues i ‘Klanifornia’. A duhet të shkojë humori deri në këtë pikë?

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

 

Mbase në delir nga përgjegjësitë e tepërta për të cilat deri dje ka pasur filtër profesionistësh që i kanë shmangur fiaskot e tilla në pikat humoristike, aktorja Disha ka tentuar që ta spostojë gabimin në gjendjen e varrit të Shotë Galicës, përkundër se korelacioni mes këtij fakti dhe burrave kosovarë që ‘serbit i kanë thurrur vetëm këngë dhe lavde’ është vështirë të gjendet.

‘Ishte e tmerrshme kur pashë varrin e burrneshës dhe trimëreshes në atë gjendje. Zgjodha përmes interpretimit tim të bëj një thirrje për të gjithë politikanët që nuk vënë dorë për heronjtë dhe heroinat ndërkohë ngrejnë memoriale për turqit, grekët’ – shprehet mes tjerash Delinda në postimin e bërë.

Aktorja që nuk e ka thënë asnjë fjalë as për çështjen e Teatrit Kombëtar e as për memorialet e vendosura kur këto tema ishin aktuale pasuksesshëm ka tentuar që ofendimit për burrat kosovarë t’ia ‘veshë’ revoltën ndaj politikanëve, përkundër se një tentativë e tillë nuk kapërdihet dot.

Në këtë rast, kufiri mes realitetit dhe satirës ngjan më shumë në një kufi mes injorancës dhe humorit të lodhur, të cilit për t’i dhënë një shtysë janë kruciale të qeshurat falso në montazh.

Meqenëse vëmendja e dhënë sot nga Prive ishte në disproporcion me meritën, këtu përmbyllim debatin me shpresën që personat me përgjegjësi publike dhe që dalin në ekran të mendohen dy herë përpara se të fyejnë sakrificën e një populli të tërë.. /Prive.al

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Pas valës së kritikave për skeçin skandaloz reagon aktorja Disha”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...