Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2019

122

  Japonia ka hyrë në 2019 me pasaportën më të fuqishme në botë, sipas një renditjeje të re globale.      

Qytetarët e Japonisë mund të vizitojnë 190 vende të botës pa viza. Pasaportat e Singaporit dhe të Koresë së Jugut janë në vendin e dytë të përbashkët në 189 vende, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ato të Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-ve kanë rënë poshtë nga renditja e pestë në vitin 2018 dhe janë në vendin e gjashtë tani në 185 vende.

Renditja është mundësuar nga Indeksi i Pasaportave të Hensli, i cili bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Pasaportat gjermane dhe franceze mbeten në vendin e tretë në 2019-ën prej 188 vendesh vizitë pa vizta.

Në të katërtën e përbashkët janë pasaportat e Danimarkës, Finlandës, Italisë dhe Suedisë në 187 vende, pasuar nga Luksemburgu dhe Spanja në 186 vende. /Lajmi.net/