Home ShowBizzz Pasi u burgos, Loredana merr një vendim të papritur

Pasi u burgos, Loredana merr një vendim të papritur

0
Pasi u burgos, Loredana merr një vendim të papritur

Reperja kosovare, Loredana Zefi ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se mashtroi një çift zviceran duke ju marrë atyre rreth 900 mijë franga.

Autoritetet zvicërane po akuzojnë Loredana dhe Berat Zefin se mashtruan një çift duke u zhvatur 900 mijë franga.

Ndërkohë që lidhur me këto akuza, reagimet kanë qenë të shumta, shkruan Indeksonline.

E pas raportimeve të shumta nga ana e mediave, dikush është kujdesur që të bllokojë të gjitha komentet në Instagramin e reperes kosovare.

Madje e njëjta llogari është mbyllur për disa minuta, për tu lëshuar më pas.

Në fotografitë e Loredanës askush nuk mund të komentojë në asnjë prej fotografive, poashtu komentet e mëparshme janë fshehur të gjitha.

Nuk dihet nëse një veprim i tillë është ndërmarrë nga Loredana apo Policia Zvicerane, megjithatë duket se arsyeja e qartë e ndalimit të këtyre komenteve ka qenë mos-çasja e komentuesve lidhur me ngjarjen në fjalë.