Patriarku Irinej sot në Pejë, ditëve të tjera nëpër gjithë Kosovën

60

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej mbrëmë ka arritur në Pejë në Patrikanën e Pejës ku sot në mëngjes ka mbajtur një liturgji.

Ditëve në vazhdim ai do të udhëheqë liturgjitë nëpër kisha të tjera të Kosovës, përcjell rts.

Gjatë ditës ai do ta vizitojë Manastirin e Deçanit e në vazhdim edhe enklavat serbe nëpër Kosovë.

Irinej ka përsëritur shpesh se “Kosova është Jerusalemi serb”.

Për herë fundit, Irinej ka qenë në muajin tetor kur dhe kishte thënë:

“Kurrfarë ndarjeje. Nuk mund të pranoj që Prizreni, ku kam qenë më shumë se 15 vjet të jetë në ndonjë shtet tjetër, kështu edhe Patrikana e Pejës, Deçani, Graçanica. Kjo nuk më hyn në kokë, aq më pak në zemër… Kisha kurrë s’e ka ndryshuar qëndrimin, këtu jemi dhe këtu do të mbesim deri sa të jemi. Le të pushtojnë ashtu siç kanë pushtuar, le të marrin, le të okupojnë, por ne nuk guxojmë t’u japim. Kjo është gjëja kryesore”.