Home Lajme Për nder të 11 shtatorit, bëhet pastrimi në sheshin “Bill Clinton”

Për nder të 11 shtatorit, bëhet pastrimi në sheshin “Bill Clinton”

0
Për nder të 11 shtatorit, bëhet pastrimi në sheshin “Bill Clinton”

 

Shoqata “Miqtë e Amerikës” kanë filluar aktivitetet në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Në sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë është vendosur flamuri i pastër i ri, nga zjarrfikësit dhe është bërë pastrimi i pllatosë, shtatores dhe hapësira në këtë shesh.

Kjo shoqatë ka paralajmëruar edhe aktivitete të tjera në shënim të kësja dite: 11:00 – 11:05 Sinjalizime me drita e zë nga pjesëtarët e zjarrfikësve e Qendrës emergjente;

11:05 – 11:10 Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysmë shtizë flamurin amerikan;

11:10 – 11:20 Ndezja e qirinjve para emrave të viktimave;

11:20 – 11:30 Prononcime para gazetarëve;

11:30 – 11:45 Ekspozitë me fotografi.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Për nder të 11 shtatorit, bëhet pastrimi në sheshin “Bill Clinton””?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...