Home ShowBizzz “Për një vit ndaheni kësmet”, reagon Eni Koçi

“Për një vit ndaheni kësmet”, reagon Eni Koçi

0
“Për një vit ndaheni kësmet”, reagon Eni Koçi

Eni Koçi ka pranuar një koment nga një ndjekës, i cili i shkroi se pas një viti do të ndahet nga Genci, por i reagoi menjëherë.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj së fundi kanë bërë publike lidhjen e tyre, që e mbajtën fshehtë për një kohë, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka pranuar një koment nga një ndjekës, i cili i shkruan “Per nje vit ndaheni Kismet si te tjeret”, duke bërë Enin t’i reagojë me shumë maturi.

“Kur egziston nje marrdhënie e sinqertë, gjithmonë funksionon. Me vjen keq që jeni mësuar me marrëdhënie “jo-reale” që ndodhin vërdallë. Gjithsesi, mendoj që të gjithë ne shqiptarët duhet ta kthejm një here gishtin nga vetja. Shihni një herë çfarë partneri keni zgjedhur për të kaluar jetën, a e doni dhe a jeni të lumtur ?! Kjo ka rëndësi, gjithsecili nga ne te jetë i lumtur në jetën e vet. Mos u merrni shumë të hidhni vrer e dashakeqësi (dhe pse shumë të rrallë janë këta njerëz që e bëjnë) sepse Zoti jua kthen në jetët tuaja. Unë ju uroj më të mirat dhe uroj nga njeriu i jetës tënde mos të ndahesh kurrë siç ndahen shumë e shumë, por të kesh jetë të lumtur”, ka shkruar ajo.

 
 

Loading...