Për pak sa nuk vdiq nga shkopinjtë e pambukut

93

Vuante për pesë vjet

Një 31 vjeçar nga Britania e Madhe për pak sa nuk vdiq pasi pastroi veshët me shkopinj pambuku.

Një përbëje e shkopinjve të pambukut i shkaktoi atij një infeksion në tru, përcjell rtv21.tv

Për pesë vjet një burrë ishte ankuar që kishte kokëdhembje dhe humbje të dëgjimit si dhe dhembje në veshin e tij të majtë. Ai ishte trajtuar nga një doktor dy herë, por nuk e kishin identifikuar shkakun se përse ai kishte këto simptoma, thuhet në raportin e “British Medical Journal”.

Në vetëm disa javë, gjendja e burrit ndryshoi në mënyrë drastike, duke pasur kolaps dhe vjellje, derisa humbi tërësisht vetëdijen dhe iu desh të trajtohej për në emergjencë.

Mjekët në fillim kishin dyshuar për meningjitin për shkak të simptomave që 31 vjeçari kishte pasur, mirëpo testet e bëra kishin dalë të jenë negative.

Bazuar në “British Medical Jorunal”, burri kishte vuajtur nga infeksioni i kanaleve të veshëve që drejton në infeksionin e kafkës. Kjo në suaza normale nuk do të thotë gjithmonë se jeta e njeriut është në rrezik, mirëpo në këtë rast truri veçse ishte prekur nga infeksioni.

Si përfundim, burri kishte përdorur antibiotik dhe kishte qëndruar i shtrirë në spital për një javë. Pas 10 javëve, për herë të parë në pesë vjetët e fundit, gjendja shëndetësore e 31 vjeçarit iu është rikthyer normalitetit./21Media

Përktheu dhe përshtati rtv21.tv