Përdori paracetamol për të pastruar hekurin…dhe funksionoi

103

Paracetamolët janë të mirë për lehtësimin e dhimbjeve…por duket se ka edhe një tjetër përdorim fantastik të tyre: për pastrimin e hekurit.

Një grua ka zbuluar me anë të një videoje se si një ose dy kokrra paracetamol mund të përdoren për ta bërë hekurin të duket si i ri në fare pak minuta.

36-vjeçarja Rebecca Harris kishte lexuar në internet për pastrimin e hekurit me paracetamol dhe ishte bërë kurioze të shihte nëse funksionon vërtet, prandaj vendosi që ta provojë – dhe u befasua nga rezultatet.

Në videon më poshtë mund të shihni si ajo e pastron hekurin e nxehtë me paracetamol duke e lëvizur me piskatore.