Përfaqësuesit politik të MPB-së, harxhuan 22 mijë euro për naftë e mbushje telefonike

94

Afro 20 këshilltarë polikë kanë ministri dhe 4 zv. ministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pos pagës mjaftë të madhe që e kanë, ata kanë edhe përfitime tjera nga ministria.

Stafi politik po i kushton shumë Qeveris së Kosovës. Shpenzime të mëdha në vitin e kaluar ka krijuar edhe Ministria e Brendshme, shkruan lajmi.net.

Në vitin 2018, MPB-ja ka harxhuar fiks 202,204.16 euro në emër të shpenzimeve të reprezentacionit, karburante, bileta, udhëtimeve zyrtare, pagat për kabinetin e ministrit (zv. ministrat dhe këshilltarët). Për kredit kartela janë shpenzuar 2230 euro, avance 18 mijë e 479 euro, paga 137 mijë e 691 euro, karburante 13 miëj e 445 euro, shpenzimet e reprezentacionit 21 mijë e 783 euro, dhe shpenzimet e telefonisë mobile 8574 euro.

Këto të dhëna janë prezantuar nga MBP-ja për lajmi.net, nëpërmjet qasjes në dokumentet zyrtare.

Para më së shumti në emër të reprezentacioneve kanë shpenzuar ministri Bejtush Gashi, ose fiks 3372 euro. Pas tij vjen Zv. ministri Izmi Zeka me 2424 euro, Zv ministri, Isa Xhemajli 2407 euro, etj.

Deri sa në vitin e kaluar, 26 persona pjesë e stafit qeverisës të kabinetit politik, shpenzuan 18 mijë e 479 euro për shpenzimet zyrtare, më se shumti ka shpenzuar shefi i kabinetit të ministrit, Arianit Ibrahimi, i cili ka shpenzuar për udhëtime zyrtare –mëditje dhe ushqim 1954 euro. Pas tij vjen zv. ministri Abdyselami Shkodra me gjithsejtë 1943 euro.

Deri sa stafit prej 22 personave u janë paguar fiks 8574 euro për telefon mobil, për një vit më së shumti ka shpenzuar zv. ministri Izmi Zeka, ose fiks 841 euro, një euro më pak se ai e ka shpenzuar këshilltari Jashar Çukiq, ose 840 euro.

Rreth 138 mijë euro për 20 paga

Ministrat, zv. ministra dhe këshilltarët politik të tyre për një vit kanë shpenzuar 137 mijë e 691 euro. I gjithë ky staf përbëhet prej 20 personave.

Shpenzimet për karburante në 2018 të ministrit dhe zv. ministrave

Ministri, zv. ministrat dhe këshilltarët në vitin e kaluar kanë harxhuar 13 mijë e 445 euro për blerjen e karburanteve për veturën zyrtare që e kanë ngarë.

Vetura e ministrit e ( dy ministrave) ka shpenzuar për një vit 2701 litra karburante, që për të janë paguar 3145 euro.

Sipas të dhënave të MPB-së, zv. ministri Izmi Zeka ka shpenzuar më shumë litra karburante se sa vetura e ministrit, por që është blerë pakë më lirë, ose ka shpenzuar fiks 2875 litra e blerë për 3135 euro. Zv. ministri Millan Radojeviq ka shpenzuar 1589 litra karburante e blerë 1848 euro. Zv. ministri Isa Xhemajlaj ka shpenzuar 1130 litra karburante për 1307 euro. Zv. Ministri Abduselam Shkodra ka shpenzuar 1809 litra karburante për 1988 euro, ndërsa këshilltarët kanë shpenzuar 1842 litër karburante për 2020 euro.

Ndërkaq, në tre mujorin e parë të këtij viti, ne emër të mëditjeve dhe ushqimit nga i gjithë stafi i kabinetit të ministrit janë shpenzuar 1773 euro.

Lajmi.net do të publikojë edhe shpenzimet e institucioneve tjera, të atyre që kanë lejuar qasje në dokumente publike.  /Lajmi.net/