Home Lajme Përfundon takimi, askush nuk deklarohet për medie

Përfundon takimi, askush nuk deklarohet për medie

0
Përfundon takimi, askush nuk deklarohet për medie

Para pak çastesh ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit.

Pas më shumë se një orë diskutimi, ka përfunduar para pak çastesh takimi i thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, raporton lajmi.net.

Në këtë takim mori pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Lajmi.net ka mësuar se tema e këtij takimi ka qenë dialogu me Serbinë.

Të parët që janë larguar nga ky takim kanë qenë dy zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj e më pas edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, pas këtij takimi asnjë prej krerëve të shtetit nuk është deklaruar për medie. /Lajmi.net/

Loading...